Smartfoni i shumëpritur, Nokia 9 PureView, është zbuluar sot në MWC (Kongresin Botëror për Celularë) në Barcelonë.
Nokia 9 PureView vjen me ekran 5.99-inç P-OLED HDR10 me rezolucion prej 2.880 x 1.440 pikselë ose QHD+, xhamin mbrojtës Gorilla Glass 5 i cili e ruan këtë smartfon nga kërcitjet dhe gërvishtjet, transmeton Koha.net. Po ashtu, ky smartfon është edhe rezistent ndaj ujit dhe pluhuri (IP67) si dhe ka skaner për gishta të vendosur nën-ekran ose veçorinë Face Unlock.
{gallery}
Gjithashtu, Nokia 9 PureView vjen edhe me procesor Snapdragon 845, 6 GB RAM memorie dhe 128 GB memorie të brendshme me mundësi zgjerimi, si dhe do të jetë në dispozicion me vetëm një ngjyrë: të kaltër “Midnight”, shkruan gsmarena.
Ajo me çfarë karakterizohet ky smartfon i ri i Nokia, është se ai vjen me pesë kamera në pjesën e pasme, ku secila nga këto kamera janë prej 12 megapikselë, blicin e dyfishtë LED, si dhe kamerën për ‘selfie’ e ka perj 20 megapikselë. Po ashtu, me tërë këto kamera ky Nokia mund të incizojë videot me rezolucion deri në 4K në shpejtësi prej 30fps.
Smarftoni i ri i Nokia, po ashtu, do të punojë me sistemin operativ Android One (versionin Pie), si dhe me baterinë prej 3.320 mAh e cila ofron mbështetje për mbushjen e shpejtë QC3 dhe USB PD, si dhe për mbushje me WiFi prej 10W shpejtësi, përcjell Koha.net. Nuk ka portin për kufje.
Edhe
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë
Sa i përket çmimit, Nokia 9 PureView kushton 699 dollarë – pak më lirë sesa smartfonët aktualë të avancuar.
HMD Global, po ashtu, zbuloi se Nokia 9 PureView do të ketë seri të kufizuar të prodhimit dhe se ndoshta deri në fund të vitit mund të vijë në version me procesor të teknologjisë së fundit – Snapdragon 855.