Në Kosovë është në rritje numri i të rinjve që kanë një punë jo fort të zakonshme: Luajnë video lojëra dhe për këtë fitojnë para nga YouTube.
Një prej tyre është edhe 19-vjeçari Gafur Cakiqi nga Prizreni, që tregon për përvojat e tij në një industri të vlefshme miliarda euro dhe gjithnjë në rritje, raporton KTV.
Kështu e nis orarin e punës 19-vjeçari Gafur Çukiqi nga Prizreni.
Puna e tij, për shumë të rinj është një punë e ëndrrave: luan videolojëra dhe komenton veprimet e karaktereve të tij.
36 mijë përdorues të YouTube janë të abonuar në kanalin e tij, e mijëra të tjerë e ndjekin në rrjete të tjera sociale, por edhe në rrugë, të rinjtë e ndalin për ta përshëndetur.
Në gjashtë muajt e parë, Gafi thotë se fitimet, që vijnë kryesisht nga shfaqja e reklamave brenda videove, ishin 0, por më pas kishin filluar të lëvizin.
Edhe
20 vjet pas krijimit, YouTube shihet si lider i ri që e zëvendëson televizionin
Pak kohë më parë, ai bleu një kompjuter në vlerë prej afër 2000 mijë euro dhe thotë se e ka paguar me fitimet e tij nga YouTube.
Në vitin 2015, ai thotë të kenë qenë vetëm 4 persona në Kosovë që bënin një punë të tillë, por numri tani është shumëfishuar, dhe përveç video-lojërave, publikojnë video edhe nga fusha të tjera.
-
“Shisnin” para false në TikTok, arrestohen pesë persona që përfituan 20 mijë euro
-
Një person raporton se nga llogaria e tij dikush ka bërë pagesa për “YouTube” e “TikTok”
-
Murati: Për tri javë, mbi 1000 të rinj të punësuar
-
Jahiri: 10% e nxënësve të klasave 5-9 takohen me të panjohurit nga rrjetet sociale