Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

T-Mobile do të largojë nga puna 5000 punëtorë, rreth 7% të fuqisë punëtore

Operatori T-Mobile të enjten ka bërë të ditur se në javët në vazhdim do të shkurtojë rreth 5 mijë vende pune ose rreth 7 për qind të fuqisë punëtore që aktualisht e ka.

Kjo është pjesë e një strategjie për ulje të shpenzimeve.

Në një letër drejtuar punonjësve drejtori ekzekutiv i kompanisë Michael Sievert tha se pushimet nga puna do të ndodhin brenda 5 javëve të ardhshme dhe se ato do të ndikojnë punëtorët në gjithë vendin.

Ai ka thënë se punëtorët e shitjes me pakicë dhe të shërbimit ndaj klientit nuk do të jenë pjesë e shkurtimeve.

"Ky është një ndryshim i madh dhe i pazakontë për kompaninë tonë. Për shkak të kësaj, ne nuk parashikojmë që në të ardhmen të bëjmë reduktime të tjera në shkallë të gjerë në të gjithë kompaninë”, shkroi ai. / AP

Artikuj të ngjashëm