Kompania e lojërave japoneze, Nintendo, përgatitet që të xhirojë filmin e animuar të lojës kompjuterike 32 vjeçare Super Mario.
Sipas lajmit të agjencisë së lajmeve Kyodo, e cila bazohet në raportimet e gazetës Wall Street Journal, është theksuar se kompania e lojërave japoneze është në kontakt dhe afër marrëveshjes me kompaninë amerikane të filmit, Illumination Entertainment, e cila është gjithashtu prodhues i filmave të animuar, Minions dhe The Secret Life of Pets.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë lojë, vëllezërit Mario dhe Luigi, mundohen që të shpëtojnë princeshën nga monstrat e cila është burgosur në mbretërinë kërpudhave.
Loja e Nintendo-s, e cila në vitin 1983 doli me emrin Mario Bros, ndërsa në vitin 1985 me emrin Super Mario Bros, për herë të parë u takua me të pasionuarit e lojës në Japoni dhe Amerikën Veriore, ndërsa pastaj edhe në Evropë.