Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Lansohen pamjet e para të filmit të animuar “Super Mario Bros. Movie”

Personazhi i njohur i lojërave për fëmijë, Mario, mëson se të qenit qëro është detyrë mjaft e vështirë, në trailerin e ri të filmit të ardhshëm “Super Mario Bros. Movie”.

Projekti i animuar në të cilin Mario e fillon një aventurë për ta mbrojtur Mbretërinë e Kërpudhave nga ikundërshtari i ligë, Bowser, i sjell në ekran të madh disa prej personazheve më të dashura të publikut mbarë botëror, përfshirë këtu Donkey Kong, Princess Peach dhe Luigi. Zërat për këto personazhi i kanë huazuar disa prej aktorëve më të njohur të Hollywoodit si, Chris Pratt, Jack Black, Seth Rogan, Anya Taylor-Joy dhe Charlie Day.

Filmi vjen i bazuar goxha shumë në videolojën e famshme, por i sjell fansave edhe pamje të reja nga bota imagjinare e Marios dhe kështjella e princeshës Peach.

“Super Mario Bros. Movie” do të fillojë së shfaquri nëpër kinema më 7 prill të vitit 2023.