Një sulm kibernetik në sistemet kompjuterike të shërbimit shëndetësor irlandez është "me gjasë sulmi më i theksueshëm i krimit kibernetik ndaj shtetit irlandez", ka thënë një ministër.
Duke folur për mediumin RTE, Ossian Smyth tha se sulmi "shkon drejt në thelbin e sistemit shëndetësor".
Megjithatë, ai gjithashtu tha se nuk ishte "spiunazh".
Kryeministri Irlandez, Micheal Martin, tha se do të "duheshin disa ditë" për të vlerësuar ndikimin e tij, raporton BBC.
Ai shtoi se shërbimet e urgjencës mbeten të hapura dhe programi i vaksinave vazhdon pa ndërprerje.
Artikuj të ngjashëm
-
Sulmi kibernetik në sistemin shëndetësor irlandez shtynë mijëra vizita e trajtime mjekësore
-
Sistemi shëndetësor irlandez goditet nga një sulm kibernetik, anulohen shumë shërbime
-
Hakerët që sulmuan shërbimin shëndetësor irlandez i bien pishman, rikthejnë mjetin softuerik
-
Australia mbërthehet nga sulmet kibernetike shtetërore
-
Trumpi akuzon Irlandën për vjedhje të industrisë farmaceutike të SHBA-së