Hakerat përgjegjës për sulmin kibernetik në sistemin shëndetësor irlandez e kanë dhuruar në mënyrë të papritur softuerin për ta ndihmuar atë të rikuperohet.
Grupi “Conti ransomware” thuhet se po i kërkonte shërbimit shëndetësor 20 milionë dollarë (14 milion) për të rivendosur shërbimet pas "sulmit katastrofik". Por tani hakerët e kanë dorëzuar falas mjetin e softuerit.
Qeveria irlandeze ka thënë se po e teston mjetin dhe këmbëngul se nuk i kanë paguar hakerat, dhe nuk do t'i paguante.
Conti ende po kërcënon të publikojë ose shesë të dhëna që ka vjedhur nëse nuk paguhet një shpërblim.
Në faqen e grupit të errët thuhet: "Ne po sigurojmë mjetin e deshifrimit për rrjetin tuaj falas. Por ju duhet ta kuptoni që ne do të shesim ose botojmë shumë të dhëna private nëse nuk përpiqeni të zgjidhni situatën".
Ishte e paqartë pse hakerat e dhanë mjetin softuerik - i njohur si një çelës dekriptimi - falas, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Stephen Donnelly.
-
Dhjetëra spitale rumune bien pre e sulmeve kibernetike, mjekët i kthehen lapsit e letrës
-
Hakerët po kërcënojnë rrëzimin e qeverisë së Kosta Rikës me ransomware
-
Sulmi kibernetik në sistemin shëndetësor irlandez shtynë mijëra vizita e trajtime mjekësore
-
Sulmi kibernetik në Irlandë që synoi sistemin e shërbimit shëndetësor
-
Sistemi shëndetësor irlandez goditet nga një sulm kibernetik, anulohen shumë shërbime