Mbi 100 objekte të kujdesit shëndetësor në Rumani janë prekur nga sulme kibernetike “ransomware”, me disa mjekë që janë detyruar t’i kthehen stilolapsit dhe letrës.
Spitalet për fëmijë dhe të emergjencës ishin në mesin e tyre, me të tjera objekte të cilat dolën jashtë shërbimit si masë paraprake.
Hakerët kërkuan 3.5 Bitcoin, në vlerë mbi 130,000 funte për të zhbllokuar dosje kyçe të cilat i kishin koduar, raportoi BBC.
Por, zyrtarët për siguri kibernetike kanë thënë se të dhënat veçse ishin të ruajtura, duke e zvogëluar ndikimin në to.
Sulmi ndodhi kryesisht gjatë mesnatës dhe shënjestroi sistemin informativ mjekësor.
25 spitale ishin cak i sulmeve, sipas autoriteteve. 79 të tjera dolën jashtë shërbimit derisa hetuesit përcaktuan nëse edhe ato mund të prekeshin nga sulmi.
-
Një sulm kibernetik shkakton kaos në universitete e shkolla amerikane
-
Platforma “Booking” konfirmon sulmin kibernetik, preken të dhënat e përdoruesve
-
Vazhdojnë vonesat në aeroportin e Berlinit për shkak të sulmit kibernetik
-
Agjencia kibernetike e BE-së thotë se softueri i aeroporteve po mbahet peng nga kriminelët
-
Vazhdojnë vonesat në fluturimet nëpër Evropë për shkak të sulmit kibernetik