Linja ajrore kombëtare e Indisë “Air India” ka thënë se një sulm kibernetik në serverët e saj të të dhënave ka prekur rreth 4.5 milionë njerëz në të gjithë botën.
Sulmi u raportua fillimisht në shkurt. Detaje që përfshinin informacione të pasaportës dhe biletave ashtu si edhe kartelave të kredit u komprometuan.
Nuk është e qartë kush qëndron prapa sulmit, raporton BBC.
Nga Air India u tha se përfshiheshin të gjitha të dhënat e regjistruara mes datës 26 gusht 2011 deri më 20 shkurt 2021.
Ajo tha se nuk është identifikuar ndonjë aktivitet i paautorizuar në sistem.
Vitin e kaluar, linjat British Airways u gjobitën me 26 milionë dollarë për një lëshim të të dhënave që prekën të dhënat personale dhe të kartelave të kreditit të më shumë se 400,000 njerëzve në 2018.
-
Platforma “Booking” konfirmon sulmin kibernetik, preken të dhënat e përdoruesve
-
Përfundon operacioni i kërkim-shpëtimit në Indi, s’ka të mbijetuar tjerë
-
“Ticketmaster” konfirmon se është hakuar, të dhënat e 560 milionë njerëzve mund të keqpërdoren
-
Rekord në Indi – 4.56 milionë persona udhëtuan me aeroplanë për një ditë
-
Njësia indiane e Toyotas dyshon se iu shkelën të dhënat e klientëve