Raportohet se Huawei po punon në krijimin e telefonit të ri Mate 10.
Informacionet më të reja sugjerojnë se Huawei Mate 10 do të jetë më i madh, do të ketë ekran 18:9 Full Active të kompanisë JDI, si dhe do të paraqitet në tetor, transmeton kp.
Mate 10 do të ketë 10nm HiSilicon Kirin 970 dhe po ashtu pritet performancë e jashtëzakonshme e telefonit.
Burime të afërta me furnizuesin sugjerojnë se Mate 10 do të ketë ekran 6 inç 2160 x 1080p, me raporte 18:9. Një ekran i tillë do të duhet të jenë më të gjatë prej atij që ka pasur Mate 9, por më i ngushtë dhe me pak sipërfaqe të përgjithshme.
Po ashtu, Mate 10 do të mund të ketë dy kamera nga mbrapa me funksione 3D.
Artikuj të ngjashëm
-
Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit
-
Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
iPhone 17 pritet me ndryshimet më të mëdha ndonjëherë nga Apple
-
FT: Trumpi po përgatit tarifa të reja për dhjetëra vende