Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Huawei Mate 20 Lite vjen me Kirin 710 dhe 4 kamera

Kompania e njohur kineze, Huawei, do të prezantojë smartfonët e rinj të avancuar e të shumëpritur - Mate 20 dhe Mate 20 pro, përmes një ngjarje ekskluzive në Londër muajin e ardhshëm.

Megjithatë, për ata që nuk iu prite, kjo kompani ka zbuluar smartfonin e ngjashëm por më të lirë – Mate 20 Lite, në panairin e teknologjisë IFA 2018, transmeton Koha.net.

Huawei Mate 20 Lite vjen me ekran 6.3-inç FullHD+, procesor Kirin 710, 4 GB RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme me mundësi zgjerimi.

Gjithashtu, Mate 20 Lite vjen edhe me kamerën kryesore të dyfishtë prej 20+2 megapikselë dhe atë të përparme të dyfishtë prej 24+2 megapikselë, si dhe do të punojë me baterinë prej 3,750 mAh.

Sa i përket çmimit, Huawei Mate 20 Lite në Britani të Madhe kushton 379 funte (rreth 420 euro).