Kompania SpaceX ka lëshuar me sukses një satelit të ri GPS në orbitë për ushtrinë amerikane, raporton CNN.
Lansimi i satelitit të ri GPS vazhdon përpjekjet për të forcuar plejadën e satelitëve të pozicionimit dhe navigimit global, të cilët përdoren nga aplikacionet e smartfonëve, por përdoren edhe për operacione ushtarake dhe më shumë.
Sateliti GPS u lëshua duke përdorur një raketë Falcon 9 nga Cape Canaveral, Florida, dhe SpaceX konfirmoi se misioni u përfundua me sukses. Bëhet fjalë për një satelit të gjeneratës së re të quajtur GPS III, i cili ndodhet në orbitë 20 mijë km mbi sipërfaqen e Tokës. Aktualisht ka më shumë se 30 satelitë GPS në atë orbitë që rrethojnë planetin në 12 orë ndërsa lëshojnë vazhdimisht sinjale radio për të përcaktuar vendndodhjen e saktë të objekteve në tokë. Satelitët GPS III të gjeneratës së re, të prodhuar nga Lockheed Martin, do të modernizojnë të gjithë sistemin. Plani është që të prodhohen deri në 32 satelitë, duke përfshirë gjashtë të lëshuar në vitin 2019 deri më sot.
Megjithëse shërbimet GPS përdoren kryesisht nga telefonat celularë, Lockheed Martin deklaroi se ato shërbejnë edhe për qëllime ushtarake.
“Hapësira është bërë një mjedis kontestues me kundërshtarë gjithnjë e më konkurrues. Ushtarët tanë kanë nevojë për aftësi të përmirësuara për të përballuar kërcënimet. Nevoja për të zhvendosur fokusin përsëri te GPS-ja si një sistem luftarak nuk ka qenë kurrë më e qartë”, ka thënë Lockheed Martin.
Gjenerata e mëparshme e satelitëve GPS hyri në shërbim në fund të viteve ‘90 të shekullit të kaluar.
Edhe
NASA gati për misionin e madh në hapësirë
Pasi raketa Falcon 9 u lëshua nga Kepi Canaveral dhe përdori pjesën më të madhe të karburantit të saj, faza e parë u nda nga faza e dytë. Kjo tashmë është një manovër rutinë për SpaceX, e cila i kthen rregullisht raketat e saj në det dhe i ripërdor ato, duke ulur kostot.
Faza e parë e përdorur për lëshimin e satelitit GPS ishte përdorur më parë për misionin Crew-5 të SpaceX, i cili transportoi katër astronautë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në tetor.