Një satelit i klasifikuar për Zyrën Kombëtare të Zbulimit të SHBA-së u lëshua në hapësirë nga Baza e Forcave Hapësinore Vandenberg, në veriperëndim të Los Angelosit, në bordin e një rakete Falcon 9 të kompanisë “SpaceX”, shkruan CNN të hënën.
Analistët e pavarur të hapësirës spekulojnë se Falcon 9 mbante dy Sisteme të Mbikëqyrjes së Oqeanit Detar që mund të monitorojnë dhe lokalizojnë në mënyrë elektronike anijet në det.
“SpaceX”, pronë e miliarderit Elon Musk, nuk zbuloi asnjë detaj mbi ngarkesat e klasifikuara, por tregoi se raketa arriti në orbitë me sukses.
“Jam krenar për punën ekipore, aftësinë dhe vendosmërinë që u bë për ta bërë këtë nisje një sukses dhe në fund të fundit për të dhënë informacione kritike për politikëbërësit, ushtrinë dhe komunitetin e inteligjencës së vendit tonë”, tha drejtori Chris Scolese. \A2
-
Momenti kur raketa e “SpaceX” del jashtë kontrollit gjatë testimit
-
Çfarë fshihet pas fenomenit të frikshëm që po shihet në qiell
-
Lansohet me sukses raketa Starship
-
SpaceX lëshon raketën “Starship” në fluturimin më të guximshëm provë deri më tani
-
SpaceX e Muskut po ndërton rrjet satelitor spiun për agjencinë e inteligjencës amerikane