Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Sot u sulmuan 50 milionë llogari në Facebook, rekomandohet ta ndërroni passwordin

Facebook ka njoftuar sot se pothuajse 50 milionë përdorues të tij sot janë sulmuar në llogaritë e tyre.

Kompania thotë se e ka njoftuar policinë, ndërsa e kanë kuptuar gjatë ditës së martë. Por, sot, ditë e premte, disa prej përdoruesve të Faceookut që janë sulmuar, janë nxitur ta rihapin Facebookun e tyre, pa e kuptuar arsyen pse u është bërë “Log out”, transmeton Koha.net.

Kompania tha se sulmuesit kanë shfrytëzuar cenueshmërinë e funksionit “View as” për të fituar kontroll mbi llogaritë e përdoruesve.

Gabimi është rregulluar, tha shefi i sigurisë së firmës, Guy Rosen.

“Meqë sapo i kemi nisur hetimet, nuk e kemi përcaktuar ende nëse këto llogari janë keqpërdorur ose nëse (sulmuesit) kanë arritur te ndonjë informacion. Po ashtu, nuk e dimë se kush qëndron prapa këtyre sulmeve dhe ku ndodhen ata”, tha Rosen.

Edhe Instagrami mohon sulmin kibernetik pas emaileve masive për ndryshim të fjalëkalimit Tech Instagrami mohon sulmin kibernetik pas emaileve masive për ndryshim të fjalëkalimit

"Privatësia dhe siguria e njerëzve janë shumë të rëndësishme dhe na vjen keq që kjo ka ndodhur", shtoi ai.

E për këtë, kompania rekomandon t’i ndërroni passwordat aktual që i keni.