Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Sony prezanton vetëm logon e PS5-shit dhe zbulon se kur do ta lansojë

Foto: CNET

Pas një pritjeje të gjatë, gjiganti japonez i teknologjisë Sony, përsëri nuk e ka prezantuar konzolën e re PlayStation 5.

Në vend të kësaj, ai ka prezantuar vetëm logon e PS5-shit në panairin e teknologjisë CES 2020 që po mbahet në Las Vegas, SHBA, raporton cnet.

Sony në logon e re ka ndryshuar vetëm numrin, nga 4 në 5. Po ashtu, ka zbuluar edhe se kur do ta lansojë konzolën e re, transmeton Koha.net. PlayStation 5 do të lansohet në fund të këtij viti, më saktësisht gjatë Krishtlindjes.

Image
Foto: CNET

Në vend se të zbulojë se si do të duket konzola e re, Sony zbuloi një numër të specifikave të cilat tashmë i dimë, të tilla si mbështetje për 3D audio dhe diskun SSD për shpejtësi më të madhe.

Artikuj të ngjashëm