Dy javë pasi u zbuluan patentat e paraqitura nga Sony për kertrixhet memorike, janë shfaqur edhe informacione shtesë pasi që patenta u azhurnua me detaje të reja.
Në vizatimet e reja shihen qartë 12 pinë përmes të cilëve kertrixhi lidhet me konzolën, si dhe tetë pine të çipit, i cili me siguri shërben si kontrollues, raporton LetsGoDigital.
Edhe pse patenta e përmendur u paraqit pranë zyrës së patentave në Brazil, më pas u zbulua se fillimisht ajo ishte paraqitur në Japoni më 28 dhjetor 2018 dhe ishte miratuar më 5 gusht 2019, shkruan KOHA Ditore.

Më interesante është se fotoja është përshkrimi të cilin Sony e ka dorëzuar për patentë, dhe i cili konfirmon që kertrixhi është në fakt një medium memorik i destinuar për konzolën Playstation 5 dhe ruajtjen e të dhënave që lidhen me lojërat, si personazhet, fotografitë, animacionet, tingujt dhe programet.
Supozohet që këto kertrixhe janë në fakt memorie SSD për zgjerimin e kapacitetit të konzolës, e cila në këtë rast në versionin bazë do të ishte dukshëm më e lirë në shitje.
-
Patenta e re e Sony PlayStation 5 zbulon kontrollerin krejtësisht të ndryshëm
-
Playstation 5 do të përdorë cartridge?
-
Sony PlayStation 5 Developer Kit në foton e re
-
Sony zbulon më shumë detaje në lidhje me konzolën e vet PlayStation 5
-
Pamjet konceptuale të konzolës PlayStation 5 ose PS5 Development Kit