Falë përparimeve në teknologjinë LED dhe Bluetooth, kohët e fundit e kemi parë një sasi të konsiderueshme të produkteve ndriçuese të sigurisë së biçikletave. Sistemi Wayv, nga startup kompania britanike me po të njëjtin emër, i sjell disa veçori interesante dhe të reja.
Duke i përfshirë gjithsej mbi 200 LED-e, Wayv përbëhet nga tre komponentë të papërshkueshëm nga uji... ekziston një “parzmore” (rripat që lidhen për trupi) e modifikueshme, e cila mund të përshtatet mbi çantën e shpinës ose xhaketë, një helmetë e cila u bashkëngjitet vrimave të pasme ajrore të shumicës së helmetave të palëve të treta dhe një telekomandë, e cila montohet në timon.
{gallery}
Parzmorja dhe helmeta e përdorin një X të madh të kuq në mes, i cili shërben si një dritë e pasme, plus ka drita sinjalizuese në të dyja anët, transmeton “Koha Ditore”. Parzmorja gjithashtu e ka një sërë sinjalizuesish në pjesën e përparme.
Telekomanda përdoret për t’i aktivizuar sinjalet e kthesës. Ndryshe nga rasti me disa sisteme të tjera, megjithatë, ajo nuk përdor butona fizikë. Në vend të kësaj, përdoruesit e lëvizin levën e gishtit lart ose poshtë për t’i treguar kthesat majtas ose djathtas, pastaj e kthejnë atë në pozicionin e vet të mesëm neutral për t’i fikur sinjalizuesit. Në rastet kur çiklistët nuk e dinë, një ekran i ndriçuar tregon se cili sinjalizues aktualisht është duke dhënë sinjal.
Sipas dizajnuesve të sistemit, dizajni i levës së gishtit të telekomandës ua mundëson përdoruesve që ta përdorin njësinë pa e hequr dorën nga timoni. Është gjithashtu si kontrollet e sinjalizuesve të automobilave, me të cilat njerëzit janë mësuar nga ngasja e automobilave të tyre.
Duhet të theksohet se nuk ka funksion të dritës së frenimit, të cilin disa sisteme të tjera e kanë.
Por po, ekziston një aplikacion. Ai ia mundëson përdoruesit që fillimisht ta sinkronizojë sistemin, plus mundëson ta aktivizojnë ose fikin njësinë e parzmores ose helmetës, ta rregullojnë ndriçimin e tyre, t'i ndërrojnë ato midis modaliteteve të vazhdueshme dhe të ndërprera dhe t’i kontrollojnë nivelet e baterisë.
Për sa i përket baterive, një mbushje me USB thuhet se do të duhej të jetë e mjaftueshme për pesë ditë përdorimi për parzmoren (me 30 minuta në ditë), një javë përdorimi për njësinë e helmetës dhe dy javë për telekomandën.
Nëse jeni të interesuar ta keni pajisjen Wayv, ajo do të jetë subjekt i një fushate të lansuar në Kickstarter e cila ka filluar nga e hëna (11 mars). Një zotim prej 75 funtesh (rreth 98 dollarë) do t'ju ofrojë një sistem të plotë, kur dhe nëse fillon prodhimi. Çmimi i planifikuar i shitjes me pakicë është 140 funte (182 dollarë).