Samsung Galaxy S10 5G ende nuk është shfaqur në treg ndërsa në kanalin YouTube është publikuar një video në të cilën mund ta shihni brendësinë e këtij modeli.
Në video shihet procesi i plotë i çmontimit dhe shfaq të gjitha pjesët e brendshme të këtij smartfoni të avancuar, shkruan gsmarena.
Pavarësisht se Galaxy S10 5G ka dizajn klasik, nevojitet një pajisje ngrohëse për të liruar ngjitësin që mban pllakën e pasme para se të hapet brendësia e tij, transmeton Koha.net. Gjëja e parë që shihet është moduli me tri kamera së bashku me sensorin 3D ToF dhe pllakën që përdoret për mbushje të baterisë përmes Wirelessit. Disa kabllot duhet të largohen para se të vazhdohet me procesin e hapjes.
Shihet qartë se pothuajse të gjitha pjesët duhet të hiqen për të hyrë në ekran, nëse duhet të ndërrohet. Po ashtu, ka edhe një lidhës misterioz të papërdorshëm në pllakë i cili tregon versionet e ndryshme të telefonave ose modelet specifike për ofruesit e caktuar dhe me pajisje shtesë në harduer.
Për më tepër shikoni videon.