Nuk ka kaluar shumë kohë që nga lansimi, Samsung Galaxy S10 ka filluar të shfaqet në testet e qëndrueshmërisë në YouTube.
“JerryRigEverything” është njëri nga kanalet e para në YouTube i cili ka bërë këtë lloj të testit, në mënyrën e vet specifike.
Videoja zbulon disa detaje interesante. Për shembull, tani e dimë se si gjendet skaneri për gishta nën-ekran kur ekrani është i dëmtuar, transmeton Koha.net. Po ashtu, është interesante se vrimat e mbyllura, të cilat parandalojnë hyrjen e ujit në telefon, janë me ngjyrë vjollce.
Kur është fjala për skanerin ultra-sonik për gishta, pas testit të parë të gërvishtjeve punoi pa asnjë problem. Megjithatë, me gërvishtjet më të thella dhe me të çara në ekran, skaneri nuk funksionoi më. Në anën tjetër, testet e mëhershme kanë treguar se skaneri optik gjendet më mirë në situata të tilla.
Meqë ende jemi në fazën fillestare të teknologjisë së skanerëve për gishta nën-ekran, mbetet të shihet se cila teknologji do të mbizotërojë në fund – skanerët optik apo ulstra-sonik.
Për më tepër, shikoni videon më poshtë.
-
Samsungu së shpejti zgjidh problemin me sensorin e gjurmëve të gishtave
-
Samsungu pranon dështimin, Galaxy S10-shin mund ta hapin gjurmët e gishtave të çdokujt
-
Sa është i qëndrueshëm Samsung Galaxy Fold i ridizajnuar
-
Samsung Galaxy A50 i ri në testin e qëndrueshmërisë
-
Si duket brendësia e Samsung Galaxy S10 5G