Një shkencëtar i vjetër i NASA-s është shpallur i fajshëm të mërkurën në Gjykatën Federale të New Yorkut për gënjeshtra në lidhje me përfshirjen e tij në një program të krijuar nga Qeveria kineze për rekrutimin e njerëzve me qasje në pronën intelektuale.
Meyya Meyyappan, 66-vjeçar ishte akuzuar se kishte bërë deklarata të rrejshme sipas një njoftimi të Departamentit të Drejtësisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMeyyappan kishte një pozitë të besueshme në NASA me qasje në pronën intelektuale, shkruan CNN.
Duke shkelur kushtet e punësimit të tij dhe ligjeve e rregulloreve të organizatës ai nuk kishte arritur të fshihte pjesëmarrjen e tij në programin e Qeverisë kineze dhe kështu ka gënjyer hulumtuesit e NASA-s, agjentët e FBI-së dhe zyrën tonë”, tha në një deklaratë prokurori Attorney Audrey Strauss.
Nga viti 2006 Meyyappan ka qenë krye shkencëtar në Teknologjinë e Eksplorimit në NASA.