Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Shkencëtarët prodhojnë një lavatriçe që punon në gjithësi

Austronautët nuk do të kenë nevojë më që të mbajnë pa fund qeset me rrobat e pista, pasi kompania ruse “RKK Energia”, që ideon dhe prodhon anijet hapësinore “Soyouz” që shkojnë në ISS (Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor), njoftoi sot se ka prodhuar një lavatriçe që punon në hapësirë.

“Për ekspeditat e ardhshme hënore dhe lëvizje të tjera ndërplanetare, RKK Energia ka filluar zhvillimin e një lavatrice hapësinore”, thekson kompania në një video të publikuar në YouTube, pa dhënë më shumë detaje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me rezerva të pakta uji, austronautët e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) nuk mund të lajnë rrobat e tyre dhe janë të detyruar t’i veshin disa herë gjatë misionit të tyre, që shpesh zgjasin disa muaj.

Në përgjithësi, ata i mbajnë tre ose katër ditë para se t’i hedhin me mbeturinat e tjera. mbeturinat nuk lëshohen në hapësirë, por largohen nga ISS-ja drejt Tokës me ardhjen e austronautëve të tjerë. Ato më pas shpërbëhen kur hyjnë në atmosferë, sipas NASA-s.

Në vitin 2017, shkencëtarët e RKK Energia kishin publikuar një artikull me një përshkrim dhe skemat e një lavatriçeje që mund të punojë në bordin e ISS-së./atsh