Shitja e kompjuterëve ishte e dobët në gjysmën e parë të këtij viti, por pritet që gjatë tremujorit të tretë të shënojë rritje.
Për këtë pritet të ndikojë më së shumti prodhimet e kompanive AMD dhe Intel për tregun e kompjuterëve të segmentit të sipërm, transmeton kp.
Disa shitës tashmë kanë nisur të pranojnë para-dërgesa për modelet desktop, të cilët përdorin procesorët më të ri AMD.
Shitja e procesorëve me 16 bërthama Ryzen Threadripper 1950X dhe atyre me 12 bërthama 1920X do të fillojë nga data 10 gusht, derisa 1900X me tetë bërthama fillon kah fundi i gushtit.
Intel po ashtu po përgatit të publikojë gjeneratën e ardhshme të procesorëve 14nm Coffee Lake në një të ardhme të afërt, ndërsa në mesin e të parëve do të jenë Core i7 8700K. AMD dhe Intel po ashtu kanë shtuar rritjen në fushën e serverëve.
Ndonëse seria e procesorëve aktualisht përbën vetëm 1% të tregut të serverëve, porositë janë shtuar për periudhën e ardhshme dhe pritet të mbeten të fuqishme edhe në pjesën e dytë të vitit.
-
Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA
-
Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë
-
Shitjet dhe eksportet e automjeteve në Kinë pritet të ulen këtë vit
-
Shqipëria nuk është më vend i Mercedesëve
-
FT: Trumpi po përgatit tarifa të reja për dhjetëra vende