Së fundmi, uebfaqja e njohur Geekbench ka zbuluar se kompania e teknologjisë, Sony, është duke punuar në një smartfon të ri të quajtur XZ1.
Së paku dy modelet do të prezantohen, Xperia XZ1 dhe Xperia XZ1 Compact, transmeton Koha.net. Të dy këto modele janë të avancuar dhe do të vijnë me procesor Snapdragon 835 dhe minimum 4 GB të RAM memories.
Tani, në po të njëjtën uebfaqe është shfaqur një model tjetër Compact i ri. I quajtur Xperia ZG Compact, smartfoni i ri është shumë i ngjashëm me Xperia Z5 Compact. Vazhdon të ketë të njëjtin procesor, Snapdragon 81, dhe të njëjtin kapacitet të RAM memorie – 2 GB.
Mbetet të shohim nëse ky smartfon do të dalë të jetë smartfon i vërtetë i kompanisë Sony, sepse asnjë prodhues i smartfonëve nuk ka përdorë procesorin Snapdragon 810 në vitin 2017.

-
Konfirmohen specifikat e Sony Xperia XZ1 Compact
-
Sony mund të lansojë smartfonin e ri me procesor Snapdragon 865
-
Sony Xperia 4 do të mund ta zëvendësojë linjën Compact
-
Videoja promovuese e Xperia XZ2 shfaq dizajnin e ri dhe veçoritë e reja
-
Publikohet fotografia e prototipit të Xperia XZ2 Compact para lansimit