Javën që shkoi, ndërsa informacionet rreth zbulimit të BlackBerry Key2 më 7 qershor kanë pushtuar të gjitha titujt kryesorë të mediumeve, një tjetër smartfon i kompanisë BlackBerry është shfaqur.
I quajtur BBG100-1, pajisja është shfaqur në uebfaqen e njohur Geekbench, ku sipas kësaj uebfaqes ky smartfoni pritet të vijë me procesor Snapdragon 625 SoC, transmeton Koha.net.
Ndër specifikat tjera që u zbuluan përfshihen edhe sistemi operativ Android 8.1 Oreo dhe 4G RAM memoria.
Derisa disa raportet thonë se mund të jetë pajisja e dytë me tastier e BalckBerryt që pritet të arrijë gjatë këtij viti, të tjerat thonë se smartfoni i ri mund të jetë versioni Lite i Key2.
Specifikat tjera të BBG100-1 si dhe informacionet në lidhje me lansimin apo çmimin, ende nuk janë zbuluar.

-
Publikohen fotografitë dhe specifikat e BlackBerry KEY2 LE
-
BlackBerry Key 2 del në shitje më 7 qershor, mban gjallë tastierën fizike në smartfonë
-
Rikthehet BlackBerry, smartfoni vjen me android e 5G
-
Sony mund të lansojë smartfonin e ri me procesor Snapdragon 865
-
BlackBerry përgatit pajisjen me emrin e koduar Monet