Smartfoni i ardhshëm i Samsungut sapo është shfaqur në uebfaqen e njohur AnTuTu, me numër të modelit SM-C9150, procesor Snapdragon 660, 6 GB RAM memorie dhe sistemin operativ Android 7.1.1.
Duke se ky model do të jetë Samsung Galaxy C10 ose C10 Plus për tregun kinez, edhe pse mund të emërohet nën emrin e serisë J për tregjet tjera, sikur Galaxy C7 (2017), transmeton Koha.net.
Sipas AnTuTus, ky smartfon i ri i Samsungut pritet të vijë me ekran në raport 16:9 dhe rezolucion prej 1920 x 1080 pikselë, raporton GSM Arena.
Nëse vërtetë ky smartfon del të jetë Galaxy C10 Plus, atëherë me shumë gjasa do të vijë me kamerën kryesore të dyfishtë.

Artikuj të ngjashëm
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë
-
Harmonia perfekte e harduerit dhe inteligjencës në Galaxy S26
-
Samsung prezanton serinë Galaxy S26 me fokus në inteligjencë artificiale dhe privatësi
-
Galaxy Tab A11 dhe Tab A11+: Veçoritë kryesore në dizajnin premium