Javën e kaluar, LG ka zbuluar smartfonin e ri G7 ThinQ dhe tani edhe një tjetër pajisje me teknologji të fundit e kësaj kompanie koreane është shfaqur në internet dhe i cili mund të lansohet nga AT&T në SHBA.
Një postim nga Android Headlines ka zbuluar fotografitë zyrtare në të cilat shihet se si duket V35 ThinQ, smartfoni i cili mund të jetë i ngjashëm me G7 ThinQ, transmeton Koha.net.

LG V35 ThinQ pritet të vijë me ekran 6-inç OLED FullVision me rezolucion Quad HD+. Po ashtu, është thënë se ky smartfon do të lansohet në version me ngjyrë gri dhe të zezë shkëlqyese.
Gjithashtu, është raportuar se AT&T mund të mos shet G7, që nënkupton se V35 ThinQ mund të lansohet nga kjo kompania në një të ardhme të afërt. Sipas datës që shihet në fotografitë, 10 gushti mund të jetë data e lansimit të V35 ThinQ.
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë
-
Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit
-
Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
iPhone 17 pritet me ndryshimet më të mëdha ndonjëherë nga Apple