Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

LG G7 ThinQ me altoparlantë 10 herë më të zhurmshëm

Kompania LG pritet të prezantojë smartfonin e saj më të ri G7 ThinQ nesër, më 2 maj. Së fundmi është raportuar shumë për këtë smartfon të ri të LG-së, kështu duke zbuluar ndonjë specifik të veçantë të tij.

Më herët është spekuluar se LG G7 ThinQ do të ketë altoparlantët e quajtur Boombox Speaker, por këtë tani kompania e konfirmoi përmes deklaratës se smartfoni i saj i ri do të vijë me altoparlantët të cilat mund të arrijnë nivelin e zërit deri 6dB, transmeton Koha.net.

LG, po ashtu, thotë se përdoruesit do të mund të rrisin nivelin e zërit ku do të jetë deri në 10 herë më i zhurmshëm sesa smartfonët e zakonshëm.

Gjithashtu, LG thotë se G7 ThinQ do të ketë edhe sistemin e zërimit DTS:X 3D Surround Sound, i cili do t’ju japë iluzionin e zërit 3D ndërsa keni të vendosura kufjet.