Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Konfirmohen specifikat e LG V35 ThinQ

Për smartfonin V35 ThinQ të kompanisë së njohur LG, së fundmi është duke u raportuar më shpesh. Tani, në internet kanë rrjedhur disa detajet e reja rreth këtij smartfoni ku janë konfirmuar disa nga specifikat e spekuluara më parë.

Image

Sipas kësaj fotografie të publikuar, V35 ThinQ do të vijë me ekran 6-inç QHD+ me rezolucion prej 1,440 x 2,880 pikselë, procesor Snapdragon 845, 6 GB RAM memorie dhe 128 GB memorie të brendshme, baterinë prej 3,000 mAh, si dhe me sistemin operativ Android 8.1 Oreo, transmeton Koha.net.

Sa i përket kamerës, V35 ThinQ do të ketë kamerën kryesore të dyfishtë prej 16 + 16 megapikselë dhe atë të përparme prej 8 megapikselë – njëjtë sikurse G7 ThinQ.

Gjithashtu, ky smartfon i ri i LG-së pritet të shfaqet në treg brena një apo dy muaj.