FBI-ja dhe partnerët ndërkombëtarë kanë ndërprerë të paktën përkohësisht rrjetin e një bande të krimit kibernetik, duke u kursyer viktimave, përfshirë spitalet dhe distriktet shkollore, një pagesë të mundshme prej 130 milionë dollarësh.
“Thënë thjesht, duke përdorur mjete të ligjshme ne hakuam hakerat”, tha zëvendësprokurorja e përgjithshme Lisa Monaco, raportoi AP.
Zyrtarët thanë se grupi i synuar, i njohur si “Hive”, është ndër pesë rrjetet më të forta në botë dhe ka shënjestruar shumë kujdesin shëndetësor. FBI-ja hyri në heshtje në panelin e saj të kontrollit në korrik dhe ishte në gjendje të merrte çelësat e softuerit që përdorte me gjermanë dhe partnerë të tjerë për të deshifruar rrjetet e rreth 1300 viktimave në mbarë botën, tha drejtori i FBI-së, Christopher Wray.
Kjo është shënuar si fitore e madhe për Departamentin e Drejtësisë. Viruset janë nga krimet më të mëdha kibernetike në botë.
Kriminelët marrin të dhëna të ndjeshme të përdoruesve dhe kërkojnë para në kthim. Cak i tyre kanë qenë edhe spitalet, sidomos gjatë pandemisë.
-
SHBA-ja shkatërron rrjetin famëkeq të hakerëve “Qakbot”
-
SHBA-ja i jep fund një prej krimeve më të mëdha kibernetike, u vodhën 5.9 miliardë dollarë
-
Operacioni masiv ndërkombëtar kundër krimit kibernetik vë në pranga 4 të dyshuar
-
SHBA-ja thotë se miliona llogari të amerikanëve u prekën nga sulmi kibernetik kinez
-
SHBA-ja parandalon sulmin kibernetik të hakerëve kinezë