Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

SHBA-ja dhe Britania e Madhe akuzon hakerët rusë për sulm masiv kibernetik

hakeret sulm kibernetik

Hakerët ushtarakë rusë po akuzohen nga inteligjenca amerikane dhe britanike se qëndrojnë pas një fushate kibernetike, që vazhdimisht kanë vjedhur posta elektronike dhe informacione të rëndësishme, përfshirë të dhëna nga kuvendet.

Siç shkruan BBC, fushata është e përqendruar kryesisht në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, ku thuhet se shënjestër patën disa vendet, përfshirë partitë politike në Britaninë e Madhe. Grupi i hakerëve dyshohet se vodhi dhe shpërfaqi emailat e Demokratëve gjatë zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së në 2016. Sipas SHBA-së, grupi i hakerëve i takon Qendrës Kryesore të Shërbimit Special të GRU-së, e cila quhet “Fancy Bear”.

Një nga shënjestrat e tij ishte edhe parlamenti norvegjez në verën e vitit të kaluar.