Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Së shpejti vjen procesori i ri Exynos 9, që mund ta ketë Galaxy S8

Vitin e kaluar, gjiganti i teknologjisë Samsung smartfonët e saj të rinj Galaxy S7 dhe S7 edge i ka lansuar me procesor Exynos 8 me tetë bërthama ose me Snapdragon 820, varësisht nga tregu.

Këtë vit, shumica e raporteve të rrjedhura në internet kanë sugjeruar se smartfoni i ri i Samsungut Galaxy S8 mund të vijë me procesor më të ri Snapdragon 835, transmeton Koha.net. Megjithatë, duket se Galaxy S8 (dhe S8+) mund të vijnë me dy versione të procesorëve. Në disa tregje do të jetë në dispozicion procesori i Qualcommit Snapdragon 835, ndërsa në disa të tjera procesori i Samsungut ende i pa lansuar, Exynos 9.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në lidhje me procesorin e ri Exynos 9, e konfirmon fotografia të cilën e ka publikuar Samsungu, raporton GSM Arena.

Sikurse Snapdragon 835, edhe Exynos 9 pritet të vijë me kapacitet prej 10nm, tetë bërthama – katër bërthama M2 dhe katër të tjera ARM Cortex-A53.

Be ready for #TheNextExynos pic.twitter.com/rpod9jVOd7

— Samsung Exynos (@SamsungExynos) February 17, 2017