Së pari i shfaqur në uebfaqen Mobielkopen, Samsung Galaxy Note9 tani është shfaqur edhe në uebfaqen e njohur Geekbench.
Note9 edhe pse është shfaqur edhe më parë në uebfaqet e njohura, për të është thënë se do të vijë me procesorin më të fundit të Qualcommit – Snapdragon 845, transmeton Koha.net. Tani, sipas Geekbench, ky smartfon do të jetë në dispozicion me procesorin e kompanisë, Exynos 9810, në kombinim me 6 GB RAM memorie.
Dallimi mes versioneve të procesorëve të Qualcommit dhe Exynosit të pajisjeve moderne të serisë Galaxy, është se pajisjet Exynos zakonisht kanë performancë pak më të mirë. Kjo ishte e vërtetë, veçanërisht me Galaxy S7 edge.
Thuhet se Samsung Galaxy Note9 do të vijë me ekran 6.4-inç, pak më i madh se i Note8 (6.3-inç). Po ashtu, thuhet se do të ketë edhe baterinë më të madhe dhe Bixby 2.0. Në anën tjetër, pritet që ky smartfon i ri të jetë i ngjashëm me Galaxy Note8 sa i përket estetikës, përveç që sensori për gishta mund të jetë i vendosur në pjesën e pasme.

-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Harmonia perfekte e harduerit dhe inteligjencës në Galaxy S26
-
Galaxy Tab A11 dhe Tab A11+: Veçoritë kryesore në dizajnin premium
-
Kjo rrobalarëse Samsung ofron më shumë sesa një larje të zakonshme
-
Samsungu shënon fitim rekord, por humb mbi 100 miliardë dollarë në vlerë tregu