Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Specifikimet për çipsetin Samsung Exynos 9710

Në faqet e Weibo janë shfaqur specifikimet e papritura të çipsetit të ardhshëm Samsung Exynos - Exynos 9710. Informacioni vjen nga informuesi Ice Universe, i cili e ka një reputacion mjaft të mirë kur është fjala për informatat e rrjedhura në lidhje me Samsungun, raporton GSMArena.

Exynos 9710 është çipset goxha i fuqishëm nga segmenti i mesëm i sipërm, i cili do ta trashëgojë modelin e vitit të kaluar Exynos 9610. Çipseti pritet t’i ketë 4x bërthama Cortex-A76 me një takt pune prej 2.1GHz dhe 4x bërthama Cortex-A55 @1.7GHz. GPU-ja është Mali-G76 MP8 @650MHz. Në krahasim me Exynos 9610, modeli 9710 ofron përmirësime të performancës për CPU dhe GPU, ndërsa duke pasur parasysh faktin se është i bazuar në procesin 8nm, pritet që edhe të jetë më ekonomik, shkruan KOHA Ditore.

Kjo është hera e parë që dëgjojmë informacione në lidhje me procesorin, kështu që është e sigurt që do të kalojë një kohë derisa Samsungu të publikojë detaje zyrtare në lidhje me çipsetin Exynos 9710.