Samsungu ka shpalosur disa detaje kyçe për pajisjen e saj të ardhshme të bartshme.
Kjo u bë përmes një studimi që kompania u ka dërguar anëtarëve të programit të saj “SmartLab Plus”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPajisja e ardhshme e Samsungut pritet të jetë pajisje hibride mes orës së mençur dhe ‘përcjellësit’ të fitnesit, ndërsa kompania koreane thotë se “koncepti merr detaje nga Gear S3 dhe Gear Fit 2”.
Pajisja do të ketë trup të vogël dhe me rripa të ngushtë, që mund të zëvendësohen, si dhe do të jetë rezistent ndaj ujit, duke lejuar aktivitetet në ujë. Veçoritë tjera përfshijnë përcjelljen e aktiviteteve, menaxhimin e peshës, sporte aktive dhe trajnim.
Veçori interesante e pajisjes është edhe alarmi, që mban përdoruesin aktiv për ushtrime dhe për pushime.
Gjiganti teknologjik thotë se po e krijon këtë pajisje në mënyrë që të përdoret gjithë ditën – nga vendi i punës e në fitnes.