Tech

Samsungu përfitoi shumë në muajin e lansimit të Galaxy Z Fold 3

Samsungu thotë se ka shitur më shumë pajisje të palosshme në muajin e lansimit të Galaxy Z Fold 3, sesa në të gjithë vitin 2020.

Ndërkohë që viti 2021 po i afrohet fundit dhe CES 2022 po afrohet, Samsungu ka raportuar se konsumatorët kanë dalë me shumicë për të blerë pajisjet e saj të palosshme, me kompaninë që dërgon katër herë më shumë këtë vit sesa në vitin 2020.

Kjo është kryesisht për shkak të pajisjeve të reja të palosshme që lansuan në gusht, Samsung Galaxy Z Fold 3 dhe Samsung Galaxy Z Flip 3. Të kombinuara, shitjet e të dy pajisjeve në muajin pas debutimit të tyre, tejkaluan shifrat sa shiti kompania gjithë vitin e kaluar, sipas një njoftimi për shtyp.

Të dy pajisjet e palosshme janë versione të rafinuara të paraardhësve të tyre, me softuer dhe veçori më të mira, por më e rëndësishmja, ato janë gjithashtu dukshëm më të lira. Megjithëse çmimi prej 1,800 dollarësh i Z Fold 3 e mbante atë ende jashtë mundësive të shumicës së konsumatorëve, Z Flip 3 u lansuar me një çmim prej 999 dollarësh, duke u dhënë më në fund konsumatorëve një opsion të palosshëm me të njëjtin çmim fillestar si një iPhone 13 Pro.

Konsumatorët që zotëronin një telefon jo-Samsung, më shumë i ndërruan markat për të blerë një Z Flip 3 sesa blenë Samsung Galaxy S21 në vlerë prej 800 dollarë, bëri të ditur kompania gjithashtu.

Megjithëse Samsung nuk dha numrat e shitjeve, rritja përputhet me pritjet e gushtit të Counterpoint Research, se 9 milionë pajisje të palosshme do të shiteshin në mbarë botën në vitin 2021, një rritje e trefishtë krahasuar me vitin 2020.

Samsung përbënte 88 për qind të tregut të palosshëm vitin e kaluar, dhe ndërsa raporti projekton që do të zvogëlohet (me gjasë për shkak të pajisjeve të reja, si Oppo Find N), kompania ende pritet të shesë tre të katërtat e pajisjeve të palosshme në botë deri në vitin 2023.