Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Samsungu kërkon falje për reklamën rreth vrapimit të grave

samsung, tech, lajme teknologjike, grate, mesazhi

Kompania e pajisjeve teknologjike, Samsung, kërkoi falje për një reklamë ku shihet një grua që ngrihet në orën 02:00, për të vrapuar e vetme nëpër rrugët e qytetit, raportoi BBC-ja të enjten.

Reklama u kritikua nga disa grupe të grave, duke nxitur diskutimet për sigurinë e grave në rrugë. Samsungu deklaroi se nuk ishte qëllim i kompanisë “të mos ishte e pandjeshme ndaj bisedave rreth sigurisë”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mesazhi i reklamës është “festimi i individualitetit dhe liria për të ushtruar në çdo orë”, i prezantuar nga vajza që vrapon dhe një buf.

Grupi i grave “Reclaim These Streets”, nuk e konsideroi të duhur mesazhin, duke përmendur rastin e vrasjes së një gruaje derisa po vraponte e vetme në Irlandë.