Samsungu ka prezantuar microSD kartelën me hapësirë 512 gigabajt në uebfaqen e vet në versionin gjerman.
Produkti i veçantë do të kushtojë 289 euro, ndërsa akoma nuk është njoftuar se kur mund të jetë i gatshëm për t’u porositur.
Ky çmim, sipas GSMArenas, po konsiderohet i lartë duke marrë parasysh se një micro SD kartelë e tillë me 256 GB kushton 99.90 euro.
Kartela ofron shpejtësi deri në 100MB/s. Sipas Samsungut, një video 3GB në versionin 4K mund të transferohet për vetëm 38 sekonda.
Artikuj të ngjashëm
-
Samsungu së shpejti do të fillojë shitjen e kartelës mikroSD me 512 GB
-
MicroSD kartela e parë me 1TB më në fund del në shitje
-
SanDisk sjell kartelat e reja microSD me 1TB
-
SSD 980 Pro PCIe Gen4 e Samsungut ofron shpejtësi leximi prej 6500 MB/s
-
Samsung paralajmëron gjeneratën e ardhshme të SSD-ve me teknologjitë më të reja