Samsungu e ka ridizajnuar telefonin e vet fleksibil Galaxy Fold për ta përmirësuar qëndrueshmërinë e ekranit, gjë që ishte një nga vërejtjet kryesore para lansimit të telefonit, sipas Bloomberg.
Njoftohet se së shpejti do të fillojë prodhimi komercial i telefonit, edhe pse Samsungu nuk është ende në gjendje ta konfirmojë terminin e ri të lansimit të pajisjes, raporton The Verge.
Është theksuar se Samsungu e ka krijuar një film mbrojtës për ekranin, i cili tani do të futet në kornizë dhe nuk do të mundë të mënjanohet me dorë prej saj, shkruan KOHA Ditore. Versionet më të hershme që u janë dhënë testuesve kishin filmin i cili dukej si një mbrojtje për ekranin i cili mund të hiqet, ndërsa në fakt mënjanimi e kishte shkatërruar ekranin.
Tani për tani nuk dihet nëse Samsungu e ka ridizajnuar menteshën, e cila e mban ekranin, që krijonte probleme tek ekranet OLED. Gjithçka do të dihet kur Galaxy Fold të kthehet gjatë vitit.
-
Atmosfera e stadiumit drejt e në sallonin tuaj: Magjia e Samsung OLED Glare-Free
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë
-
Mbrojtja e të dhënave tuaja: Si të qëndroni të sigurtë në një botë të lidhur me Galaxy S26 Ultra
-
Samsung prezanton serinë Galaxy S26 me fokus në inteligjencë artificiale dhe privatësi
-
Tri ekrane, një qëllim: Kombinimi i Galaxy Z Fold7 dhe Watch8 i mundëson profesionistëve nivele të reja lirie