Lansimi i telefonit fleksibil Samsung Galaxy Fold ishte menduar të ndodhte disa muaj më parë, por kompania e Koresë së Jugut kishte vendosur ta shtynte lansimin e tij për ta ridizajnuar pajisjen dhe për t’i korrigjuar të metat.
Samsungu, në ndërkohë, ka konfirmuar se telefoni do të dalë në treg në shtator, por nuk është njoftuar asnjë datë e saktë, raporton Phandroid.
Lajmi i mirë është se lansimi po afron, ndërsa dëshmi për këtë është shfaqja e një sajti për para-regjistrim në Kinë. Kjo do të thotë që përdoruesit që janë të interesuar ta blejnë telefonin mund të regjistrohen për të marrë njoftime për disponueshmërinë e tij. Kjo nuk e përfshin para-porositjen e telefonit, por thjesht shfaqjen e interesimit për pajisjen.
Galaxy Fold do të jetë telefoni i parë fleksibil/i palosshëm i ndonjë brendi mainstream, shkruan KOHA Ditore. Flexpai është kompania e parë që e prezantoi zyrtarisht një telefon me ekran të palosshëm, por ky prodhues nuk është i njohur në treg, dhe vetë telefoni nuk ka fituar shumë vëmendje që nga lansimi.
Huawei gjithashtu po e planifikon telefonin e vet të palosshëm (Mate X), ndërsa sipas informacioneve më të fundit në dispozicion, ky model pritet gjatë nëntorit, përveç nëse ka shtyrje të tjera.
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë
-
Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit
-
Transformimi që ndryshon përditshmërinë: Si telefoni im u shndërrua nga një vegël pune, në asistent inteligjent
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
iPhone 17 pritet me ndryshimet më të mëdha ndonjëherë nga Apple