Sportistët e të gjithë botës po përgatiten për Lojërat Dimërore Olimpike 2018 që nisin më 9 shkurt në Penian të Koresë së Jugut.
Por ka dhe një lajm tjetër të bukur për ta, sipas faqes CNet, transmeton tch. Samsung, kompania koreanojugore do t’u dhurojë të gjithëve nga një Samsung Galaxy Note 8, me edicionin e veçantë të lojërave.
Samsung lansoi telefonin dje, të martën, duke thënë se do u jepet rreth 4 mijë sportistëve dhe zyrtarëve olimpikë. Ikona e unazave Olimpike janë në pjesën e pasme të telefonit.
“Jemi krenar të promovojmë edicionin e veçantë për Lojërat Olimpike të Penianit 2018 për të gjithë sportistët në përpjekje për t’i ndihmuar ata të jenë online, të kapin dhe të shpërndajnë momentet e paharueshme të jetëve të tyre”, tha Younghee Lee, zv.shefi ekzekutiv i Samsung Electronics.
Më herët kompania ka bërë një model të veçantë për lojërat olimpike të 2016-ës me Galaxy S7 Edge.

-
Fituesit e finales do të marrin unazat e para historike të Botërorit
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë
-
Sa kushton unaza që do ta marrin fituesit e botërorit?
-
Samsungu shënon fitim rekord, por humb mbi 100 miliardë dollarë në vlerë tregu
-
Trump do të dorëzojë trofeun e Kupës së Botës