Samsungu ka konfirmuar se më 9 gusht do të prezantojë telefonin e saj më të ri të serisë Note.
Përmes faqes zyrtare në Twitter gjiganti i teknologjisë nga Koreja e Jugut ka konfirmuar se Galaxy Note 9 do të prezantohet zyrtarisht më 9 gusht në një ngjarje të veçantë, transmeton Koha.net.
Në video shihet Note 9 në ngjyrë të arit, përderisa konfirmohet se ka edhe laps.
Raportohet se Note 9 vjen me procesor Snapdragon 845, me RAM prej 6GB, kurse hapësirë të memories prej 64GB.
Change is coming August 9th 2018. Can you keep up? #Unpacked pic.twitter.com/ToJkS28eXc
— Samsung Mobile (@SamsungMobile) June 27, 2018