Samsungu është sponsor i Lojrave Olimpike që nga viti 1998 dhe e ka një marrëveshje sponsorizimi deri në vitin 2028. Tradicionalisht, kompania koreano-jugore për çdo Olimpiadë e shpall një edicion të veçantë të telefonit të vet premium, raporton GSMArena.
Këtë vit, Samsung Galaxy S10+ do ta ketë edicionin e vet për Olimpiadë. Versioni Prism White i telefonit do ta ketë logon e lojërave "Tokyo 2020" në anën e pasme.

Do të krijohen vetëm 10.000 njësi të telefonit Galaxy S10+ Olympic Game Edition, në fund të korrikut. Docomo është provajder ekskluziv në Japoni dhe ai do ta shesë telefonin me një çmim prej rreth 900 euro. Tani për tani nuk dihet nëse telefoni do të jetë në dispozicion edhe jashtë Japonisë, shkruan KOHA Ditore.
Versionet e mëparshme të telefonave specialë të Samsungut për Olimpiadë përfshinin: Galaxy Note8 (2018), Galaxy S7 edge (2016), Galaxy Note 3 (2014) dhe Galaxy Note (2012).
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë
-
Galaxy Tab A11 dhe Tab A11+: Veçoritë kryesore në dizajnin premium
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Sa kushton unaza që do ta marrin fituesit e botërorit?
-
Fituesit e finales do të marrin unazat e para historike të Botërorit