Tech

Samsung Galaxy S8 prezantohet në Prishtinë

Telefonat Galaxy S8 dhe S8+ janë prezantuar zyrtarisht në Prishtinë, tre muaj pas lansimit zyrtar nga Samsungu.

Dy telefonat janë pajisjet e fundit të Samsungut që i ka lansuar nëpër tregjet europaine.

Përveç faktit që Galaxy S8 dhe Galaxy S8+ do të ketë më shumë hapësirë të ndjeshme në prekje, ata po ashtu do të jenë më të mëdhenj në krahasim me pajisjet rivale. Telefoni më i vogël S8 do të ketë ekran 5.8-inç, që është më i madh se iPhone 7 që ka ekran 4.7-inç dhe S8+ do të ketë ekran masiv 6.2-inç që do të jetë më i madh se iPhone 7 Plus 5.5-inçësh.

Përpos që tashmë dihet se dizajni do të jetë i mrekullueshëm dhe ekranet do të jenë më të mëdha, Samsungu në pajisjet e reja do të përfshijë rezolucion më të lartë. 2960x2400 janë shifrat e pikselëve që do të jenë në pajisjet e reja të Samsungut.

Një veçori e re do të vijë në linjën Galaxy S8 dhe ajo është skaneri i syrit, që tashmë ishte përfshirë në pajisjen e dështuar Note 7. Përdoruesit e Samsung Galaxy S8 dhe S8+ do të mund të hapin telefonin me vetëm një skanim të shkurtër të syrit.

Linja e kaluar e Galaxy S, ajo Galaxy S7, kishte kamerë të njëjtë në të gjitha modelet dhe ishte ndër kamerat më të mira të përdorura në telefona. Edicioni i sivjetmë i këtyre telefonave do të ketë kamerë edhe më të fortë 12-megapikselëshe Dual. Kamera e përparme do të jetë 8-MP.

Galaxy S8 dhe Galaxy S8+ do të jenë pajisjet e para që do të kenë gjeneratën e re të procesorëve 10nm. Modelet S8 do të vijnë me setin e vet Samsungut Exynos 8895, që pritet të sjellë më shumë fuqi dhe efikasitet te telefonat.