Samsungu ka publikuar një video në kanalin zyrtar në YouTube në të cilën ka prezantuar telefonat më të rinj të kompanisë, Galaxy S8 dhe S8+.
Dy telefonat vijnë pa korniza dhe me ekran të lakuar.
“Ne po jetojmë me telefona. Ata janë ekranet tona për të zgjedhur gjithçka nga TV e deri te video-lojërat. Por telefonat e mençur akoma duken të njëjtë si një dekadë më herët. Deri tani”, thuhet në fillim të videos së prezantimit të pajisjes së re.
Ekrani infinit
Ekrani i ri i pajisjes ofron qasje të jashtëzakonshme. Një ekran plotësisht i përdorshëm jep mundësi për më shumë manovrime.
Detajet tjera për telefonat e rinj mund t’i gjeni KËTU.
Mënyrë e re e lidhjes
Edhe
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
Galaxy S8 po ashtu prezanton një rrugë të re të lidhjes me telefonin tuaj – Bixby. Bixby do të jetë asistenti juaj digjital në pajisjet tona.
Largimi i barrierave të përditshme
Samsungu thotë se vazhdimisht ka bërë përpjekje për të sjellë teknologji që lehtëson jetën dhe këtë thotë se e ka arritur përmes Njohjes së Fytyrës, Skanerit të Syve, Kamerës dhe veçorive tjera.
-
Atmosfera e stadiumit drejt e në sallonin tuaj: Magjia e Samsung OLED Glare-Free
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë
-
Mbrojtja e të dhënave tuaja: Si të qëndroni të sigurtë në një botë të lidhur me Galaxy S26 Ultra
-
Pesë situata të përditshmërisë ku Galaxy S26 Ultra kthehet në asistentin tuaj gjenial