Seria e re e telefonave të Samsungut, Galaxy S8, po konsiderohet seria “vrasëse” e iPhonet.
Samsungu sot lansoi dy telefonat më të rinj Galaxy S8 dhe S8+ me shumë veçori të reja.
Tani “TechInsider” ka renditur gjashtë veçoritë të cilat i posedon S8, ndërsa mungojnë te seria e fundit e iPhonet, iPhone 7:
- Ekrani më i madh dhe më i mirë
- Skaneri i syve dhe fytyrës
- Mundësia e mbushjes së baterisë – S8 posedon hapësirën USB-C që është shumë më e shpejtë se mbushja e iPhonet
- Hapësirë më e madhe – S8 ka mundësinë e zgjerimit të hapësirës së brendshme përmes mikro-kartelave që vijnë me madhësi deri në 256 GB. iPhone 7 mbetet i limituar në 32, 128 ose 256 GB
- Sistemet e treta – Apple nuk lejon ndryshimin e aplikacioneve standarde të iPhonet, për dallim nga S8. Pra të gjitha linqet hapen në iPhone përmes Safarit
- Hapësira për kufje – hapësira kryesore për kufje në iPhone është hequr, ndërsa te S8 jo. Me S8 nuk keni nevojë të blini kufje të reja pa tela
Artikuj të ngjashëm
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë
-
Mbrojtja e të dhënave tuaja: Si të qëndroni të sigurtë në një botë të lidhur me Galaxy S26 Ultra
-
Harmonia perfekte e harduerit dhe inteligjencës në Galaxy S26
-
Samsung prezanton serinë Galaxy S26 me fokus në inteligjencë artificiale dhe privatësi