Një muaj pas lansimit zyrtarisht, Samsung Galaxy J3 (2017) ka arritur në Evropë.
Ky model me dy SIM kartela nga tani është listuar në uebfaqen zyrtare të kompanisë Samsung në Austri, transmeton Koha.net. Në këtë uebfaqe, po ashtu, modeli i ri është në dispozicion me ngjyrë ari, të zezë dhe të kaltër.
Samsung Galaxy J3 (2017) në SHBA është në dispozicion që nga mesi i muajit maj. Është pritur të arrijë në Evropë diku ka muaji gusht, por duket se ai është shfaqur në tregun evropian pak më herët.
Për momentin nuk ka informacione në lidhje me çmimin e Galaxy J3 (2017) për Evropë, por pritet të kushtojë rreth 220 euro.
Për më shumë detaje në lidhje me Samsung Galaxy J3 (2017), mund të lexoni KËTU.
Artikuj të ngjashëm
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Dacia prezanton Striker, modelin që ka “gjithçka në një”
-
Samsungu shënon fitim rekord, por humb mbi 100 miliardë dollarë në vlerë tregu
-
Blerjet nga Shein, Temu dhe AliExpress bëhen më të shtrenjta në BE, shkak tarifa e re