Samsung Galaxy Fold do të paraqitet në treg më 26 prill në Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara. Në të njëjtën ditë, do të fillojë parashitja e pajisjes në Evropë, veçanërisht për tregjet në Britaninë e Madhe, Francë, Gjermani, Itali, Spanjë dhe vende të tjera, ku do të jetë në dispozicion nga 3 maji, raporton GSMArena.
Telefoni do të kushtojë 2,000 euro, kaq do të duhet t’i paguajnë ata që duan ta kenë telefonin e parë fleksibil të ndonjë prej brendeve të mëdha. Ky telefon vjen me një palë të kufjeve pa tel falas, Galaxy Buds, një shtëpizë mbrojtëse Kevlar dhe mbështetje Samsung Care+, shkruan KOHA Ditore.
Telefoni do të ofrohet në variantet Marsian Green, Astro Blue, Space Silver dhe Cosmos Black, ndërsa ata që e porosisin atë nga faqja e Samsungut mund ta zgjedhin ngjyrën e kornizës sipas dëshirës.
-
Samsungu me test rigoroz për telefonin e saj të palosshëm, Galaxy Fold
-
Samsungu lanson telefonin e ri të palosshëm
-
Samsungu nis prodhimin e pajisjeve të reja të palosshme
-
Samsungu përgatit telefonin e palosshëm Galaxy Z me palosje të trefishtë
-
Rrjedhin fotografi të telefonit të ri të palosshëm të Samsungut