Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

S23 Ultra do ta ketë dizajnin e kamerës njëjtë sikur S22 Ultra

Mund të jetë shumë herët për informacione në lidhje me telefonin Samsung Galaxy S23 Ultra, por detajet më të fundit vijnë nga një informator i njohur, me nofkën Ice Universe, shkruan Bloomberg.

Ice Universe pretendon se kompania koreano-jugore do të mbajë të njëjtin dizajn si Galaxy S22 Ultra në telefonin Galaxy S23 Ultra. Më konkretisht, kjo i referohet dizajnit të kamerës në anën e pasme.

Kjo ka kuptim, duke pasur parasysh se dizajni i kamerës u prit mirë dhe e veçoi Galaxy S22 Ultra nga pjesa tjetër e familjes S22.

Raporti i ri është në përputhje me informacionin e mëparshëm të publikuar nga Ice Universe, i cili pretendon se dizajni i përgjithshëm dhe dimensionet e telefonit do të mbeten të pandryshuara.

Mbetet për t'u parë nëse pjesa tjetër e linjës Galaxy S23 do të ketë të njëjtën pamje që do të ketë kamera S23 Ultra ose nëse do të ruajë dizajnin aktual.