Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Rusia refuzon apelin e Facebookut për gjobën 26 milionë dollarëshe

Një gjykatë ruse ka refuzuar të martën apelimin e pronarit të Facebook Meta Platforms për gjobën prej 26 milionësh dollarë.

Gjykata ka hedhur poshtë apelin duke thënë se kompania kishte 60 ditë për të paguar një gjobë prej 2 miliardë rubla, apo 26 milionë dollarë, për dështimin e saj për të fshirë disa përmbajtje.

Bëhet fjalë për disa përmbajtje të cilat Rusia i konsideron të paligjshme, ka thënë gjykata, raporton Reuters.

Për këtë, Meta Platforms nuk iu është përgjigjur kërkesave për koment.