Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Rusia mohon akuzat se kreu sulm kibernetik ndaj SolarWinds

Shefi i spiunazhit rus mohoi akuzat për sulmin kibernetik ndaj SolarWinds, platformë amerikane për menaxhim të rrjetave, duke thënë se ndihet “i kënaqur” nga akuzat e SHBA-së dhe të Britanisë së Madhe se inteligjenca ruse është prapa një sulmi kaq të sofistikuar.

SolarWinds, një softuer i rrjetit kompjuterik ishte shënjëstruar disa herë nga hakerët, derisa agjencive federale në SHBA u ishte thënë të shkyçën nga ai.

SHBA-ja dhe Britania fajësuan Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme të Rusisë, që kompromentoi nëntë agjenci federale të SHBA-së dhe qindra kompani të sektorit privat.

“Këto pretendime janë si një roman i keq detektiv”, ka thënë drejtori i Shërbimit, Sergei Naryshkin.

Ai tha se do të ishte i kënaqur nëse Shërbimi i Inteligjencës do qëndronte pas një sulmi të tillë.

Naryshkin tha se nuk donte të akuzonte Shtetet e Bashkuara se ishin pas sulmit mirëpo duke cituar Edward Snoëdenin, ish-kontraktorin e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare për dokumentet e zbuluara, se taktika e këtij sulmi kibernetik ishte përdorur edhe më parë nga SHBA-ja dhe Britania.